Ahmet Grajqevci, kryetar i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, ka theksuar një rast makabër në fshatin Rudnicë, ku forcat serbe kanë kryer një akt aq monstruoz, sa të marrin kokat e shqiptarëve të vrarë për t’i shndërruar në llamba
Kryetari i Këshillit të Familjeve të të Zhdukurve, Ahmet Grajçevci, duke folur për krimet e kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, ka përmendur edhe një nga aktet e tmerrshme barbare të kryera ndaj shqiptarëve.
Ai ka rrëfyer se si forcat serbe me veprime mizore i kthyen kokat e shqiptarëve në llamba.
Grajçevci u shpreh se “Në Rudnicë kanë vendos edhe shtëpia e asfalt përmbi [kufomat e shqiptarëve të vrarë], aty i kam vëzhgu vet, janë të tmerrshme. Vetëm ata që janë kriminel, nga krimi kanë kalu na kanibalizëm, i kanë marrë kokat e shqiptarëve dhe i kanë bërë llamba,i kanë vendosur poçen elektrike dhe i kanë mbajtur mbi tavolina. Ka raste të tilla, ka me mijëra shqiptarë që i kemi gjet pa kokë e pa gjymtyrë”


