Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar PDK-në për takimin me ambasadorin amerikan, Hovenier, ku në tavolinë shihet flamuri i Amerikës i vendosur mbrapshtë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka publikuar fotografinë në Facebook, duke e quajtur skandal protokollar, teksa thotë se në tavolinë është ulur kryetari i Partisë, dy herë ministër i Qeverisë, nënkryetarja e partisë, ish-ministre e Integrimeve Evropiane dhe ish-ambasadore e Kosovës në ShBA, dhe anëtari i kryesisë, njëherësh ish ambasador i Kosovës në kryeqytetin e Bashkimit Evropian.
Postimi i tij i plotë:
Në këtë takim, përball ambasadorit amerikan Hovenier, në tavolinë janë të ulur, kryetari i Partisë, dy herë ministër i Qeverisë, nënkryetarja e partisë, ish-ministre e Integrimeve Evropiane dhe ish-ambasadore e Kosovës në ShBA, dhe anëtari i kryesisë, njëherësh ish ambasador i Kosovës në kryeqytetin e Bashkimit Evropian. Theksi kryesor i këtij takimi paska qenë qysh Qeveria paska humbur rrugën dhe se duhet të ketë zgjedhje të reja. Gjithë kjo përvojë institucionale e diplomatike. Gjithë kjo ambicie për zgjedhje të reja… por flamurin, flamurin e Amerikës e kanë vendosë mbrapshtë. Skandal protokollar!


