Sporti

Kombëtarja shqiptare siguron një miqësore, ndeshja do luhet në “Air Albania” në tetor

07/20/2023 14:55
nga:L J

Në vjeshtë, përveç ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024, i Kombëtares shqiptare i shtohet edhe një tjetër përballje, por bëhet fjalë për miqësore.

Shqipëria do të presë përfaqësuesen bullgare në një sfidë miqësore në “Air Albania”, më 17 tetor.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Federata Bullgare e Futbollit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku konfirmon një miqësore me Iranin në shtëpi dhe 10 ditë më vonë me Shqipërinë në Tiranë.