Vllaznia do të zbresë sot në fushë për të luajtur aktin e dytë të fazës së parë të Conference League. Shkodranët do të luajnë në “Loro Boriçi” ndeshjen e kthimit përballë Linfield.
Kujtojmë që në ndeshjen e ‘kuqeblutë’ u mundën me rezultatin 3-1 nga irlandezët e veriut, por ai gol i Juric në minutat e fundit të ndeshjes mban gjallë shpresat e kualifikimit.
Të besuarit e Memellit do të luajnë sot gjithçka për gjithçka më një plus të madh duke e ditur që janë në shtëpinë e tyre dhe se mbështetja e madhe e tifozëve do t’i motivojë për kualifikimin.


