Trajneri i Ludogorets, Ivaylo Petev, ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në fitoren e tyre 4-0 kundër Ballkanit, ku ‘shqiponjat’ eliminuan kampionët e Kosovës 4-2 në total dhe kaluan në raundin e dytë të kualifikimeve të Champions League.
“Dua të përgëzoj lojtarët dhe publikun. Skuadra jonë luajti një ndeshje jashtëzakonisht të mirë, e realizuam planin, shpenzuam shumë energji dhe emocione dhe e merituam që të ecim përpara”, tha Petev pak minuta pas ndeshjes në Razgrad.
Ai tregoi se skuadra foli shumë për rëndësinë e kësaj ndeshjeje: “Kryesorja është karakteri. Pa karakter dhe energji nuk arrihet asgjë. Ne patëm shumë biseda në këto 8 ditë dhe lojtarët e kuptuan se çfarë kërkohej prej tyre”.
“Të flasim për ndeshjen e sotme, jo për atë që ka ndodhur më parë”, pyeti Petev.
“Nuk është e lehtë, çdo ndeshje është e vështirë dhe çdo ndeshje duhet t’i qasemi siç kemi bërë sot”, ka përfunduar Petev.
/GazetaBlic Sport


