Sporti

Riyad Mahrez do të transferohet në Arabinë Saudite

07/19/2023 23:27
nga:Mergim Rreci

Anësori algjerian Riyad Mahrez, një nga yjet e Manchester Cityt, është rrugës për t’u transferuar tek sauditët e Al Ahli.

Klubi i Arabisë Saudite do të paguajë 30 milionë euro për futbollistin 32-vjeçar, i cili nga ana e tij do të nënshkruajë një kontratë të vlefshme për tre sezone, përcjell GazetaBlic Sport.

Duke qenë se ‘qytetarët’ e kishin bërë të ditur tashmë se do të linin vetëm njërin prej krahëve sulmues – Mahrez apo Bernardo Silva – të largohej në këtë merkato transferimesh, kjo do të thotë se, në parim, portugezi do të mbetet nën urdhrat e Pep Guardiolës në stadiumin ‘Ettihad’.