Sporti

Shifra rekorde, Josko Gvardiol është futbollist i ri i Manchester City

07/19/2023 19:45
nga:Mergim Rreci

Marrëveshja mes RB Leipzig dhe Manchester City është mbyllur dhe Josko Gvardiol do të jetë futbollist i ri tek skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola.

Mbrojtësi ka përfunduar tashmë këtë të mërkurë pjesën e parë të ekzaminimeve mjekësore, thelbësore për nënshkrimin e kontratës, përcjell GazetaBlic Sport.

Informacioni është bërë i ditur nga gazetari Fabrizio Romano dhe do të jetë çështje kohe zyrtarizimi i marrëveshjes. Dhe me shifra rekord, pasi qendërmbrojtësi kroat 21-vjeçar do të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë ndonjëherë, në një marrëveshje me vlerë mbi 100 milionë euro.

Rekordi i mëparshëm ishte 85 milionë të paguara nga Man. United në Leicester për Harry Maguire në verën e 2019.

/GazetaBlic Sport/