Politologu, Albinot Maloku, ka thënë se Kosova tash është në fazën e menaxhimit të krizës në veri.
Ai tha se ky menaxhim i krizave nënkupton paralelisht zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, por edhe të shtensionimit të situatës në veri.
“Nga ky takim, më efekt patën takimet e jetësuara mes Bislimit dhe Lajçakut, qoftë ajo në Bratislavë, dhe e kryeministrit në Greqi. Është interesant se këto dy takime u bënë në dy vende që s’e kanë njohur Kosovën”.
“Sot, në një formë ose tjetër mund t’i adresohemi takimit të Bratisllavës si “Marrëveshja e Bratisllavës”, e ndodhur mes Lajçakut dhe Bislimit. Dhe, tani kemi edhe shtesën e Marrëveshjes së Bratislavës, që duhet të jetësohet”, tha Maloku në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Tutje, Maloku tha se koha e zgjedhjeve në katër komunat në veri është e pashpjegueshme qoftë në aspektet procedurale apo edhe ato politike.
“Koha e zgjedhjeve të reja, qoftë proceduralisht, qoftë politikisht është e pashpjegueshme në kuptimin se si do të rrjedhë e njëjta, përveç deklarimit zyrtar, që në kuadër të Marrëveshjes së Bratisllavë, kërkohet nga Kosova që të deklarohet se ajo është e vullnetshme për të pasur një proces zgjedhor, mirëpo, nuk ka një shpjegim se si do të ndodhë.


