Lajme

Rasti “Gylenistët”, Kurteshi: E çuditshme si mund të dënohet vetëm një person

07/19/2023 18:30
nga:G B

Ish-deputeti dhe anëtari i Komisionit hetimor për çështjen e “Gylenistëve”, Sami Kurteshi, e ka vlerësuar si “të çuditshme” faktin se si mund të dënohet vetëm një person në rastin e lartcekur.

Në një lidhje direkte në “FIVE” të RTV Dukagjini, Kurteshi ka dekaruar se të përfshirë në rast ishin një zinxhir i tërë dhe me dënimin e shqiptuar të mërkurën, drejtësia, sipas tij, nuk është arritur.

“Pjesërisht mund të them, sepse vërtet është e çuditshme si është e mundur të bëhet rrëmbimi i gjashtë njerëzve, të jenë involvuar disa dhjetra njerëz, qoftë në nivel të urdhërdhënies, zbatimit të urdhërave dhe dënohet vetëm njëri. Po them pjesërisht…nuk është arritur drejtësia që duhet të arrihet”, ka deklaruar ai.

Kurteshi ka deklaruar se mbetet detyrë e përgjegjësi e shefit të AKI-së që të jetë i informuar për veprimet që ndërmerren. Ai ka deklaruar se lidhur me rastin, hallkat shtetërore ishin të informuar.

“Unë mendoj se drejtori i AKI-së e ka obligim ligjor që për çdo veprim të informojë presidentin dhe kryeministrin. Unë nuk e di se si Gjykata paska konstatuar se nuk e ka informuar, kjo nuk është e vertëtë. Ne kemi fakte që presidenti i atëhershëm, jo që nuk është informuar, por edhe e ka dhënë urdhërin kryesor. Kjo shihet në deklaratat e presidentit Erdogan kur e falënderon për këtë rast. Veprimin konkret të arretsimin e ka bërë Policia e Kosovës. Ata nuk ndërmarrin asnjë veprim pa qenë i informuar Drejtori në raste të tilla ndërshtetërore. Drejtori i AKI-së në njërë anë dhe shefi i Policisë janë dy pjesët e një mase të caktuar”, ka deklaruar ai.