Në pjesën e dytë të intervistës që dha për gazetën Marca, Isco zbuloi se ishte kontaktuar nga Barcelona kur po hynte në vitin e fundit të kontratës me Real Madridin, në 2017.
“Ata më rinovuan kontratën para Kupës së Botës, sepse kishte një vit përpara dhe kishte shumë oferta. Kishin frikë se mos largohesha te ndonjë rival”, tha mesfushori 31-vjeçar, duke konfirmuar interesimin e Barçës, transmeton GazetaBlic Sport.
“Joan Bartomeu më kontaktoi dhe vlerat që ata paguanin në atë kohë… por unë isha shumë mirë te Real Madridi, kishte një atmosferë të pabesueshme në dhomat e zhveshjes. Ishte skuadra e ëndrrave të mia ku fitova gjithçka që ëndërroja të fitoja. Nuk do ta ndërroja Real Madridin për të gjitha paratë në botë. E dija se atë që kam shijuar në Real, nuk mund ta shijoj në asnjë klub tjetër”, përfundoi Isco.
/GazetaBlic Sport/


