Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga muaji gusht do të fillojë zbatimi i masave ndëshkuese për të gjitha lokalet që nuk respektojnë decibelët e lejuar për nivelin e zërit të muzikës.
Gjatë një takimi mes Drejtorisë së Inspeksionit, zyrtarëve të Komunës së Prishtinës dhe anëtarëve Shoqatës së Gastronomëve, është diskutuar për zbatimin sa më të lehtë dhe të mirë të rregullores për ndotjen akustike.


/GazetaBlic/


