Sporti

E kryer: Rapuca transferohet tek ekipi i sapo inkuadruar në Superligë

07/19/2023 10:57
nga:L J

Skuadra e Fushë Kosovës ka intensifikuar punët në merkato para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi i sapoinkuadruar në Superligë ka arritur akord me futbollistin e njohur kosovar, Kastriot Rapuca, mëson GazetaBlic Sport.

Rapuca i cili u aktivizua vitin e kaluar tek Malisheva, këtë stinor do të luajë në ekipin e Fushë Kosovës.

Mbrojtësi kosovar do të zyrtarizohet së shpejti nga ekipi i Fushë Kosovës.

/GazetaBlic Sport