Ludogorets është i përgatitur si për kohën shtesë ashtu edhe për gjuajtjet e penalltive për ndeshjen e sotme ndaj FC Ballkanit në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
FC Ballkani fitoi ndaj Ludogorets në Prishtinë me rezultatin 2-0, me golat e Korenicës dhe Zybës, përcjell GazetaBlic Sport.
Në rast se ndeshja përfundon me rezultatin e barabartë të përgjithshëm ndeshja do shkojë në vazhdime, e potencialisht edhe në penallti.
Deri më tani, tre përplasje të Ludogorets në skenën evropiane janë vendosur me penallti, raporton “Tema Sport”. Në dy nga rastet, lojtarët e Razgradit u kualifikuan. Hera e parë ishte historike. Në sezonin 2014/15, skuadra hyri për herë të parë në grupet e Champions League, duke eliminuar Steauan (dy barazime 1:1 në Bukuresht dhe Sofje).
/GazetaBlic Sport


