Lajme

Podujevë: Arrestohet pasi sulmoi dy policë gjatë detyrës

07/19/2023 09:38
nga:Mergim Rreci

Arrestohet një person në Podujevë pasi dyshohet që ka sulmuar dy policë në detyrë, ngjarja ka ndodhur të martën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës zyrtare, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.