Sporti

Nesër luan ndeshjen e kthimit ndaj Dinamo Batumit, Tirana niset drejt Gjeorgjisë

07/19/2023 09:27
nga:L J

Tirana do të luajë nesër ndeshjen e kthimit të fazës së parë të Conference League. Pas barazimit me Dinamo Batumin me rezultatin 1-1, në “Air Albania”, ekipi kryeqytetas kërkon kualifikimin.

Ekipi ka kryer mbrëmë stërvitjen e fundit në Shqipëri teksa ditën e sotme herët në mëngjes është nisur drejt Gjeorgjisë.

Klubi i Tiranës ka publikuar foto në faqen zyrtare të Facebook nga momenti i nisjes së ekipit.