Sporti

Ludogorets transferon një sulmues nga Bundesliga e dytë për tre milionë euro!

07/19/2023 09:09
nga:L J

Ludorogets ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit zviceran Kwadwo Dua nga ekipi gjerman, Nurnberg gjerman, raporton “Bild”.

Sipas informacioneve nga mediumi gjerman, kampioni bullgar i futbollit do të paguajë një çmim fiks prej 3 milionë euro për të transferuar e 26-vjeçarin, Dua, dhe shuma mund të rritet në 5 milionë euro me bonuset e ndryshme të përfshira, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas “Bild”, zvicerani tashmë ndodhet në Sofje dhe i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Ai do të nënshkruajë kontratë për 4 sezone deri në verën e vitit 2027.

/GazetaBlic Sport