Sporti

Sonte luhet për një kapitull të ri të historisë | Ballkani kërkon kualifikimin në raundin e dytë ndaj Ludogoretsit në Bullgari

07/19/2023 08:17
nga:L J

Skuadra e Ballkanit sot luan për një kapitull të ri të historisë në garat evropiane.

Ballkani i Therandës ballafaqohet sonte me Ludogoretsin në Razgrad të Bullgarisë nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së parë të kualifikimeve për Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ndeshjen e parë, FC Ballkani triumfoi në shtëpi ndaj Ludogoretsit me rezultatin 2:0, me golat e shënuar nga Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba.

Sonte, një ndeshje shumë e vështirë e pret Ballkanin, megjithatë shanset janë me ta, shkaku edhe i rezultatit që kanë nga minuta e parë.

Ilir Daja dhe Ballkani synojnë sonte të marrin kualifikimin historik tutje, pasi asnjëherë më parë nuk kanë kaluar asnjë raund në kualifikueset e Championsit.

/GazetaBlic Sport