Lajme

Paçarizi për rastin e Klan Kosovës: Situata është serioze, Kosova rrezikon të krahasohet me Korenë e Veriut

07/18/2023 22:04
nga:G B

Në edicionin e sontëm të Rubikonit, është trajtuar çështja e Klan Kosovës.

Profesori universitar Rrahman Paçarizi, tha se me pezullimin e certifikatës së biznesit, Kosova rrezikon të krahasohet edhe me Korenë e Veriut.

“Raportet e vitit të ardhshëm kanë me qenë skandaloze. Çështja e Klan Kosovës, me sulmet ndaj gazetarëve, me sulmet ndaj njerëzve që luftojnë për lirinë e mediave, kam frikë se do të krahasohemi me Korenë e Veriut. Situata është aq serioze”, tha Paçarizi.