Sporti

Partizani eliminohet nga Liga e Kampionëve, mposhtet nga BATE në ndeshjen që e dominoi

07/18/2023 22:02
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Partizanit është eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Shqipërisë u mposht me rezultat 2 me 0 nga BATE Borisov në ndeshjen e dytë, me takimin e parë që përfundoi me rezultat 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një gol i Vladislav Malkevich dhe një tjetër i Shestyuk, që i dhanë fitoren e madhe dhe kualifikimin skuadrës nga Bjellorusia, kurse Partizani do të vazhdojë rrugëtimin në Conference League.

Duhet cekur që ishte një dominim i plotë në këtë takim nga skuadra shqiptare, por dominim që nuk dha rezultate.

/GazetaBlic Sport/