Lajme

Aksident tragjik në Greqi, makina përplaset me kamionin. Humbin jetën 5 shqiptarë

07/18/2023 20:02
nga:Mergim Rreci

Një aksident i rëndë është regjistruar në Greqi ku kanë ndërruar jetë 5 shqiptarë, pas një përplasjeje të një mjeti me një kamioni.

Mësohet se automjeti ka dalë nga korsia e vetë në rrethana ende të pazbardhura, dhe ka hyrë në korsinë e gabuar, duke u përplasur më pas me kamionin.

Ndërkohë ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.