Lajme

Tejkalim në vijë të plotë, gjobë 150 euro dhe 2 pikë minus

07/18/2023 14:58
nga:N M

Polici a e Gjilanit ka njoftuar se njësiti i komunikacionit rrugor pas bashkëpunimit me qytetar, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të fotos së dërguar shihet se ka tejkaluar në vijë të plotë, raporton Gazeta Blic.

Sipas policisë, me këtë veprim ngasësi i veturës ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.

Ndaj këtij kundërvajtësi është shqiptuar gjoba në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pike negative dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë

Nis takimi i Osmanit me përfaqësuesit e OVL të UÇK-së