Sporti

Lukaku do të stërvitet me Chelsean, derisa të kompletohet transferimi i tij në një skuadër tjetër

07/18/2023 13:01
nga:L J

Romelu Lukaku është kthyer në Londër dhe do të stërvitet në terrenin stërvitor të Chelseat të martën pasdite, ndërsa përgatitjet parasezonale të sulmuesit fillojnë mes pasigurisë së vazhdueshme për të ardhmen e tij.

Lojtarët e Chelseat ndodhen në SHBA për ndeshjet parasezonale, por Lukaku është planifikuar të stërvitet nga nga trajnerët tjerë të klubit – së bashku me Pierre-Emerick Aubameyang dhe Hakim Ziyech, raporton The Athletic.

Treshja nuk është pjesë e planeve në Chelsea dhe në rastin e Lukakut, skuadra e Londrës perëndimore po vazhdon të punojë me përfaqësuesit e 30-vjeçarit Roc Nation dhe avokatin Sebastien Ledure për të gjetur zgjidhjen më të mirë për hapin e ardhshëm të karrierës së tij.

Juventusi mbetet destinacioni i preferuar për Lukakun – edhe pse kjo varet nga largimi i Dusan Vlahovic, i cili ende nuk ka ndodhur – ndërkohë që ka gjithashtu interes nga Arabia Saudite dhe është e paqartë nëse një rikthim në Inter Milan mund të ringjallet.

/GazetaBlic Sport