Lajme

“Anëtarësimi në Asociacionin e Komunave” / MAPL merr vendim për Komunën e Mitrovicës së Veriut (dokument)

07/18/2023 12:34
nga:N M

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka dhënë dritën jeshile Komunës së Mitrovicës së Veriut, që të jetë pjesë Asociacionit të komunave të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Gazeta ka siguruar dokumentin që MAPL ka nisur në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku aty kërkohet që të procedohet tutje për pranimin e kësaj komune si anëtarja më e re e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Dokumentin Gazeta Blic e ka siguruar nga burime në MAPL.

“Me 6 korrik të këtij muaji si MAPL kemi nisur një shkresë ku pas kërkesës së komunës Mitrovicës së Veriut të datës 20 qershor, MAPL konstaton se plotësohen të gjitha kushtet që kjo komunë të jetë pjesë e AKK-së’, thuhet ndër të tjera në dokument.

Ndryshe Kuvendi komunal i Mitrovicës së veriut kishte nisur kërkesë muajin e kaluar që t`iu mundësohet që të jenë pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Më poshtë gjeni dokumentin e MAPL:

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti që po ec me ‘hapa të breshkës’