Lajme

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti që po ec me ‘hapa të breshkës’

07/18/2023 11:43
nga:N M

Një emërues i përbashkët i tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK është se qeveria që drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, duhet që sa më shpejt të ‘shkojë në shtëpi’, raporton Gazeta Blic.

Për këtë tashmë ka një nismë që është mocioni i mosbesimit ndaj ekzekutivit, por që duket se kjo nismë po ecë me ‘hapa të breshkës’.

Partia që drejtohet nga Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur këtë por që përveç deklaratave publike ende nuk ka ndonjë lëvizje konkrete në këtë drejtim.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në parim janë pajtuar me këtë iniciativë, por që frikën e kanë se si mund të sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës në mënyrë që ky mocion mosbesimi të jetësohet dhe kësisoj t`i “shkurtohet” rruga Qeverisë së Albin Kurtit.

E, ai që po merret me këtë nismë Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK ka thënë për Gazeta Blic se mocioni mosbesimit të kësaj qeverie është rruga që shpie deri te zgjedhjet, rrugë kjo sipas tij e cila arrin dy qëllime.

“Ndaljen e kësaj qeverie të ndryshme dhe e dyta konfirmimin se kush e ka besimin në të drejtën për këtë rrugë të rrezikshme që e ka marrë z. Kurti,”, tha ai.

Javën e ardhshme, sipas Tahiri do të ketë takime e lëvizje në këtë drejtim.

“Unë kam pasur konsultime me shefat e grupeve më herët, gatishmëria ka ekzistuar, por nga këto parti është diskutuar aspekte i sigurimit të 61 votave. Tash për AAK është shumë më rëndësi që fillimisht nuk ka dilemë që ndalimi i kësaj qeverie është imperativ i kohës, për këtë janë pajtuar të dy partitë opozitare, mirëpo ende nënshkrimet nuk janë dhënë. Javën e ardhshme pritet të kem takim me dy shefat e grupeve PDK dhe LDK dhe ta ndaj draftin final të argumenteve për mocionin e mosbesimit”, tha Tahiri.

Në çdo takim që ka pasur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që Qeveria Kurti të rrëzohet madje rrëzimin e ti je ka quajtur edhe akt kombëtar.

E sikurse Haradinaj, kanë thënë edhe nga partia Demokratike e Kosovës, nisur nga lidere i saj por edhe zyrtarë të tjerë të partisë më të madhe opozitare.

Për dallim nga këto dy subjekte politike, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka nisur konsultimet me shtresa të ndryshme të shoqërisë duke konsultuar e marrë opinione se di mund të vije deri te rrëzimi i qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Ka qenë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca që në disa seanca plenare të Kuvendit ka ironizuar me partitë opozitare duke thënë se “ mos insistoni shumë se pozita është e gatshme për zgjedhje”.

Matematikisht numrat në Kuvend për rrëzimin e Qeverisë që drejtohet nga Albini Kurti nuk janë. /Gazeta Blic/

Presidentja Osmani pret sot në takim përfaqësuesit e OVL-UÇK-së