I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kanë njoftuar javë më parë se kanë arritur marrëveshje për deeskalimin e situatës në veri të vendit .
Pas arritjes së kësaj marrëveshjeje u tërhoqën 25% e zyrtarëve policorë nga objektet komunale në veri.
Por, megjithatë, situata në pjesën veriore të vendit vazhdon të jetë e tensionuar dhe jostabile.
Analisti politik, Halil Matoshi, tha se tërheqja e 25% të policisë nga ndërtesat komunale është hapi i parë drejt depërshkallzimit.
Matoshi tutje shton se ky hap së bashku me lirimin e katër serbëve tregon se palët kanë nis me zbatu Marrëveshjen e Ohrit, prapa ‘shpinës’ së publikut.
“Tërheqja e 25% e policisë speciale nga ndërtesat komunale është hap i parë nga pala kosovare drejt de-përshkalëzimit. Ky hap, së bashku me lirimin nga arresti për t’u mbrojtur në liri i katër serbëve që ministri Sveçla i portretizonte “terroristë” dhe “kriminelë” dmth se palët kanë nisë me e zbatu Marrëveshjën e Brukselit, përkatësisht Ohrit, prapa shpine dhe syve të publikut” tha Matoshi për “Gazeta Blic”
Ai tha se kjo po mbahet fshehtë nga Kurti dhe Vuçiq në mënyrë që turmat të besojnë në retorikat nacionaliste të tyre.
“Kurti e Vuçiq e bëjnë këtë për t’i mbajtur fshehtë nga votuesit e tyre veprimet shtensionuese dhe për t’i besuar turmat retorikave të forta nscionaliste të tyre. Kinse Vučiq po sulmon sovranitetin e Kosovës, e kinse Kurti po e mbronë atë me sukses! Asgjë nga kjo. Vetëm lojëra “luftash” për t’u dukur azgana në sytë e frikësuar të turmave” deklaroi ai.
Drejtori ekzekutiv i organizatës “Demokracia Fillon Ketu”, Shemsi Jashari tha për “Gazeta Blic” se situata në veri nuk mund të qetësohet pa koordinim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.
Ai tha se veprimet e Qeverisë ‘kokë në vete’ i kanë shkaktuar shumë dëme Kosovës.
“Veprimet e Qeverisë së Kosovës kokë në vete, për të shtrirë sundimin e rendit dhe ligjit në Veri, në kundërshtim me kërkesat dhe rekomandimet e miqve nga SHBA, i kanë bërë dëm të madh mundësisë së shtrirjës së sovranitetit atje, duke nxitur e trimruar bandat Serbe që dhunojnë rendin e ligjin dhe shtypin serbët lokal atje. Tashmë pasi shkaktuan shumë dëme, përfunduam pa shtrirje të rendit ligjor, pa ndërrimin e targave ilegale atje, pa integrim të sërbëve në institucione, me rrezimin e policisë duke e futur në situata të rrezikshme, u vendosën sanksione ndaj kosovës, humbëm mbështetjën e SHBA dhe aleatëve Evropian, u përjashtua FSK nga “Defender 2023” ku do të qertifikoheshin mbi 1200 ushtar të FSK-së, e shumë procese tjera”.
“Për t’u tërhequr në fund me nje pozicion me të pafavorshëm se ne fillim kur miqt tanë nga SHBA kërkoni disa muaj kohë durim dhe kordinim me ta. Situata ne Veri nuk qetsohet asnjëherë, pa veprime të kordinuara me SHBA dhe Anglia si dhe vende të BE si Gjermania dhe Franca, përmes një dialogu që qonë në një marrveshje detyruese për të dyja plaët, e që do të garantonte zbatim faktori ndërkombëtar me theks SHBA”, deklaroi Jashari për “Gazeta Blic”
Ndërsa profesori univeristar, Muhamet Kelmendi tha për “Gazeta Blic” se marrëveshja e Bislimit dhe Lajçak në Bratisllavë, i jep pushtet Serbisë në komunat veriore.
Kelmendi tha se në veri duhet të ketë qartesi juridike, ekokomike e organizative.
“Në Bratisllave të Sllovakisë u bë takimi midis kryenegociatorit të Kosoves, Besnik Bislimi dhe atij të BE-së, Miroslav Lajçak.Nga takimi dolën disa vendime, që de-fakto dërgojnë te vendosja e pushtetit serbomadh në katër komunat e veriut të Kosovës.Zgjedhjet e reja do të mbahen dhe në pushtet domosdo do të vijnë kandidatët e përcaktuar nga shteti serb, të cilet nëpërmjet ‘Listës Serbe’ do të futen në zgjedhjet e jashtezakonshme”
“Qëndrimi që mos të ndërmerren masat të tjera që rrezikojne gjendjen nënkupton, mos- arrestimin e krimineleve dhe mosndalimin e kandidateve per ansambleistë dhe kryetar të komunave ne veri të vendit.Me këto vendime do të kemi pushtetin e njejtë si me herët. Kërkohet që për Veri të ketë qartesi juridike, ekokomike e organizative. Nuk duhen lënë çështjet në amulli statusore, sepse vetem krijon rreziqe, e cila shpie drejte konfliteve.Veriu i Kosovës është pjese e intergritetit territorial të Kosovës dhe kjo duhet të sanksionohet.Me kete krijohet baza e shtetit ligjor. Ndersa, ecja ne zgjedhje, pa kete, vetem probleme krijon.Marreveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit kërkohet të zbatohen në përpikmëri dhe në mënyre kronologjike.Me ate krijohen edhe kushtet per zgjedhje .Nese nuk zbatohen këto dy marreveshje juridike, nuk do te kemi as zgjidhje ne veri” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”
Katër pikat e prezantuara nga Qeveria e Kosovës për deeskalimin e situatës në veri janë këto:
1-Qeveria e Kosovёs publikisht e tregon gatishmёrinё e saj pёr tё kontribuar nё deeskalimin e situatёs dhe mosndёrmarrjen e veprimeve qё mund tё eskalojnё situatёn nё veriun e vendit. Kjo pёrfshin njё zvogёlim tё menjёhershёm për 25% tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
2-Policia e Kosovёs bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
3-Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
4-BE-ja do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes.
Ndërkohë dje në Greqi është mbajtur një takim ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe të të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ku është diskuruar për situatën në veri dhe rrugën për të ecur përpara drejt deeskalimit deh zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të dialogut.
Lajmin e ka konfirmuar Lajçka përmes një shkrimi në Twitter.
“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me Kryeministrin Albin Kurti, për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut”, shkroi Lajçak, raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/
Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për situatën në veri dhe rrugën drejt deeskalimit


