Showtime

Bebe Rexha ndahet nga i dashuri pasi ky i tha se ka shtuar 35 kg peshë

07/18/2023 10:20
nga:Y I

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha tregoi se është ndarë nga i dashurti i saj prej disa vitesh, Keyan Safyari, për shkak të komentit të tij mbi peshën e këngëtares.

Rexha postoi dhe më pas fshiu një pamje të një mesazhi që dyshohet se është dërguar nga Safyari.

“Hej. Nuk të kam thënë kurrë qe nuk je e bukur dhe kurrë nuk kam thënë që nuk të dua. Në fakt kam thënë sa e bukur je dhe sa shume të kam dashur. Por gjithmonë kam thënë se do të jem i sinqertë me ty dhe fytyra jote po ndryshonte kështu që të tregova se kjo është e vërteta… për këtë diskutuam dhe ti vetë pyete”, thuhej në mesazh.

“Për shkak se mendoj për ty, a do të preferoje të të gënjej? Ti shtove 35 kilogramë, padyshim që ke shtuar peshë dhe fytyra jote ndryshon? A duhet të pretendoj se nuk ndodhi dhe se është në rregull?”, ka shkruar dërguesi.

Teksti vazhdoi, me Safyari që tha se vetë Bebe e thërriste atë me emra të tjerë kur shtonte peshë.

“Hajde, unë shtoj 3 kilogramë dhe ti më quan topolakë dhe të shëndoshë. Kjo nuk do të thotë që nuk më do”, shkruhej në mesazh.

“Nëse po përpiqesh të gjesh arsye për t’u ndarë, kjo ka kuptim… por nuk është arsyeja e vërtetë. Nëse nuk je e lumtur me mua/veten/me jetën dhe nuk sheh një të ardhme me ne, atëherë kjo është në rregull dhe kjo është arsye. Mos përdor diçka të tillë për të armatosur zemërimin tënd, ankthin apo ndonjë pasiguri që mund të kesh”, vazhdoi teksti.

Rexha ka qenë i lidhur me Safyari që nga viti 2020.

“Ti e di që të kam parë gjithmonë të bukur dhe të kam dashur pa marrë parasysh se çfarë. Mendoj se është e rëndësishme që ti të mendosh për gjërat dhe t’i shkruash ato, fol me një terapist dhe bëje këtë për të arritur në rrënjën e problemit. Më trego nëse dëshiron të flasim nëse ke nevojë për më shumë sqarime. Të dua”, përfundoi mesazhi.