Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë.
Dedaj thotë se pushteti është duke u përpjekur të prodhoj incidente me qëllim të kamuflimit të tradhtive të rënda politike.
“Pushteti është duke u përpjekur të instaloj ngjarje dhe të prodhoj incidente dhe skandale të ndryshme, me qëllim të kamuflimit të tradhtive të rënda politike, të marrëveshjeve të dëmshme dhe të krijimit të Republikës Serbe brenda Kosovës, si dhe të komunikimit sekret me Milan Radojçiqin dhe Listen Serbe, për të ardhmen e Kosovës!Kurti nuk mund t’i shkarkoj zyrtarët të cilët komunikojnë tinëzisht me Serbinë, me gjasë me aminin e tij, apo ata të cilët përfshihen në korrupsion për interesat e subjekteve politike në pushtet” shkruan Dedaj raporton Gazeta Blic.
Dedaj, për situatën e krijuar në vend, një pjesë të fajit ja len edhe opozitës.
“Një pjesë të fajit e bartë edhe opozita e çakorduar dhe jo unike, e cila është mjaft indiferente, gabimisht duke heshtur dhe pritur dështimin e Kurtit, duke harruar se ky është dështim i Kosovës, shkelje mbi sakrificat dhe mbi gjakun e derdhur për liri, dhe se fundosja e heshtur e Kosovës i gjason fundosjes së Titanikut, madje kjo është fundosje e pa kthim dhe relikt në fund të oqeanit” shkruan ai në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:


