Lajme

Rahovec: Aksidentohen dy vetura dhe një traktor, tre të lënduar

07/17/2023 21:35
nga:G B

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se në aksident ishin të përfshirë dy vetura dhe një traktor.

“Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezaj