Takimi informal i liderëve të rajonit për të diskutuar mbi procesin e Berlinit, takim ky që do të mbahet në Tiranë në tetor, po vazhdon në “Vilën 30” qeveritare në kryeqytetin shqiptar.
Në takim janë krerët e shteteve të Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq në këto momente ka dalë nga ky takim.
Atë e përcolli deri te makina kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Kujtojmë se në këtë takim, ku po merr pjesë edhe komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi, nga Kosova nuk është askush i pranishëm.


