Lajme

Rezultatet e Testit të Arritshmërisë – Kalueshmëria 52.1 përqind

07/17/2023 15:50
nga:Mergim Rreci

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë, sipas të cilave arritshmëria e përgjithshme në test është 52.1 përqind, raporton GazetaBlic.

Sipas rezultateve në të gjitha shkollat e vendit, arritshmëria sipas lëndëve është: Gjuhë shqipe 68.8 përqind, Gjuhë angleze 62 përqind, Histori 55.2 përqind, Gjeografi 49.2 përqind, Matematikë 44.9 përqind, Informatikë 53.4 përqind, Fizikë 42.9 përqind, Kimi 44.4 përqind, Biologji 51.8 përqind.

Testit të Arritshmërisë i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasëve të nënta.