Skuadra e Malishevës ka kompletuar transferimin e futbollistit të njohur kosovar, Gentrit Ulluri.
Mesfushori 22 vjeçar ka arritur marrëveshje me klubin e Malishevës, teksa sot pritet të nënshkruajë kontratën.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Ulluri do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me ekipin e Senad Alirifias.
Kujtojmë se Ulluri ishte edhe në të kaluarën pjesë e Malishevës. Së fundmi ai ishte tek Feronikeli 74′ ku u shpall kampion në Ligën e Parë.
/GazetaBlic Sport


