Sporti

Azem Ahmeti emërohet trajner i Prishtinës U21

07/17/2023 11:57
nga:L J

Në sezonin e ri në Kosovë do jetë risia e Ligës U21 e cila është formuar dhe do fillojë në muajin gusht. Nga ky edicion, klubet e Superligës janë të obliguara ta kenë edhe ekipin U21, ku edhe do të zhvillohet liga e kësaj gjenerate.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ kanë mësuar se trajneri i FC Prishtinës tek gjenerata U21 do të jetë ish lojtari i njohur, Azem Ahmeti.

Ahmeti do të ndihmohet nga Liridon Kukaj dhe Jeton Berisha.

Trajneri i ri ka nisur punën me ekipin e Prishtinës U21, teksa ka luajtur edhe një ndeshje miqësore me ekipin U19.

/GazetaBlic Sport