Sporti

Operohet mesfushori i Prishtinës, Kushtrim Gashi: Do të kthehem më i fortë

07/17/2023 11:33
nga:L J

Mesfushori i Prishtinës, Kushtrim Gashi ka kryer me sukses operimin e tij pas lëndimin që pësoi në finalen e Kupës së Kosovës.

Gashi u dëmtua në ndeshjen finale ndaj Gjilanit, me ç’rast edhe tashmë do të detyrohet të mungojë edhe në ditët e para të kampionatit, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai ka publikuar një fotografi pas operimit, ku shkruan se do të kthehet më i fortë – teksa falënderon Zotin dhe doktorin që e operoi.

Ja postimi i tij: