Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë realizuar 24 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale, raporton GazetaBlic.
Policia njofton se do të vazhdojë tutje me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Po ashtu policia fton qytetarët për bashkëpunim rreth rasteve.
Njoftimi i plotë:
Realizimi i urdhëresave të gjykatës gjatë javës
Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 10-16/07/2023 janë realizuar 24 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.


