Sporti

Ludogorets po merr masa pas dështimeve, gati tre milionë euro për sulmuesin e ekipit gjerman

07/16/2023 09:40
nga:L J

Sulmuesi i Nurnberg, Kwadwo Dua, është në prag të një transferimi te Ludogorets, raporton mediumi gjerman “Bild”.

Zvicerani i lindur në Londër ishte i rëndësishëm në mbajtjen e ekipit në Bundesligën e Dytë pasi shënoi 11 gola në 33 ndeshje sezonin e kaluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Ludogorets do të paguajë rreth 3 milionë euro për ta transferuar atë, gjë që nuk duhet të jetë problem duke pasur parasysh transferimin rekord të Igor Thiago në Club Brugge.

Kujtojmë se Ludogorets do luajë ndeshjen e kthimit ndaj Ballkanit të martën.

/GazetaBlic Sport