Për herë të parë në vendin tonë mbahet një organizim nga vajzat e diasporës për vajzat nga Kosova. Ky samit ka mbuluar një gamë të gjerë temash, duke përfshirë fuqizimin e vajzave, edukimin seksual, punëtoritë e karrierës dhe shumë më tepër, ku qëllimi kryesor ka qenë frymëzimi dhe mbështetja e vajzave gjatë karrierës së tyre.
Në vendin tonë siç dihet vajzat dhe gratë janë të përjashtuara nga odat tradicionle, e me këtë rast erdhi edhe ideja e formimit të këtij samiti për vajzat nga Kosova ku edhe e titulluan “The F’Oda Summit”. Prandaj vajzat dhe gratë nga diaspora dhe Kosova do të ndajnë bashkë një hapsirë ku do të fuqizojnë njëra- tjetrën do të bashkpunojnë dhe do të shpërndajnë njohuri të ndryshme.
Diellza Pulatani, një nga themelueset e këtij samiti në një prononcim për Gazeta Blic tregoi më shumë rreth idesë dhe organizimit të këtij samiti ku krejt kjo erdhi për përkrahjen e vajzave në Kosovë.
“Në muajin shtator të vitit të kaluar e kam organizu një protestë kundër dhunës seksuale në Kosovë, kur ndodhi edhe dhunimi i 11 vjeçers. Dhe pasi që e pash se sa persona u mbledhen në protestë në Manhattan, që të protestojmë kundër dhunës seksuale dhe dhunës në familje, e pash që shumë njerëz dëshirojnë me qenë pjesë e ndryshimit ne Kosovë. Pasi ndodhi ky rast mendova të bëjë diçka drejtpërdrejt për qikat në Kosovë dhe ato të jenë pjesë e bisedës jo vetëm një temë që e flasim ne, por një bashkëbisedim. Pastaj, bisedova me disa shoqe që janë secila shqiptare të sukseshme në prespektivën e vet dhe e krijuam ekipin tonë The F’oda Samit”, tha ajo për Gazeta Blic.

Kurse, Alma Safa, njëra nga themelueset e tjera të këtij samiti tha se ky samit kryesisht i’u dedikohet vajzave nga shkollat e mesme, kryesisht nga mosha 14-18 vjeçare. Sipas saj, vajzat nga Kosova kanë shprehur një intersim të madh që t’i bashkohen këtij samiti.
“Po ka pas një intersim mjaft të madh, kemi pas diku rreth 60-70 vajza nga komunat e ndryshme të Kosovës, ku kemi fillu që sot në mëngjes nga ora 08:00 dhe pritet të zgjatë deri në ora 19:00. Është prej moshës 14-18, kemi pasur deshirë që vajzat nga shkolla e mesme ti kemi sot këtu”, tha Alma për Gazeta Blic.
Sipas Erza Gashi një nga organizatoret e këtij samiti vështërsia më e madhe ka qenë mbledhja e vajzave nga e tërë Kosova, pasi që kanë pas dëshirë të marrin vajza nga të gjitha komunat e vendit.
“Vështërsia më e madhe ka qenë me i mbledh qikat nëpër Kosovë dhe me i marrë prej komunave të ndryshme sepse nuk kemi pasë dëshirë me i marrë vetem nga një komunë”, tha ajo për Gazeta Blic.
Tutje Diellza Pulatani tha se mendojnë të vazhdojnë edhe gjatë viteve tjera me organizime të tilla dhe jo vetëm në Kosovë por në trojet shqiptare.
“Po është hera e parë në Kosovë dhe plani është për çdo vit me vazhdu por mendojm që ta bëjmë në kohën kur studentat janë në shkollë, dhe mendojm ta bëjmë jo vetëm në Kosovë por edhe në trojet tjera shqiptare”, tha Pulatani për Gazeta Blic.





