Sporti

U largua nga Malisheva, Suhareka interesohet për shërbimet e Liridon Fetahajt

07/15/2023 13:02
nga:Mergim Rreci

Liridon Fetahaj e ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra e Malishevës, vetëm një muaj pasi që palët kishin nënshkruar marrëveshje.

Në njoftimin e tij për largim nga klubi, Fetahaj tha se palët e kanë ndërprerë marrëveshjen për arsyen personale të tij.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se Fetahaj mund të transferohet tek skuadra e Suharekës, skuadër kjo që e kishte kërkuar edhe para se futbollisti të nënshkruante me Malishevën.

Interesimi i FC Suharekës është evident dhe gjërat mund të finalizohen.