Këtë të shtunë, Ajax ndau një tjetër përditësim për gjendjen shëndetësore të Edwin van der Sar, duke zbuluar, në emër të familjes, se ish-portieri u transferua nga Spliti i Kroacisë në Amsterdam, duke qëndruar në terapi intensive.
Edwin van der Sar pësoi sulm në tru, në kohën kur ishte me pushime në Kroaci, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas shënimit të klubit, edhe një herë në emër të gruas së tij Annemarie, portieri u transferua të premten mbrëma në një spital në Holandë:
“Situata e tij mbetet e njëjtë: e qëndrueshme, pa rrezik për jetën. Familja Van der Sar dëshiron të shprehë mirënjohjen e saj të thellë për Spitalin Universitar të Splitit për kujdesin që i është dhënë gjatë javës së kaluar. Edwin do të qëndrojë në njësinë e kujdesit intensiv ku do të shikohet më tej dhe familja shpreson që ai të mund të fokusohet në rimëkëmbjen më pas”.
/GazetaBlic Sport/


