Sporti

West Ham United konfirmon largimin e Declan Rice

07/15/2023 09:40
nga:Mergim Rreci

West Ham konfirmoi largimin e Declan Rice këtë të shtunë në mëngjes, kështu që njoftimi zyrtar i Arsenalit duhet të ndodhë këtë të shtunë.

Rice ka qenë në klub për 15 vjet dhe kaq shumë kujtime ‘detyrojnë’ një mesazh lamtumire për tifozët e Hammers në faqen e internetit të West Ham, përcjell GazetaBlic Sport.

“Dua të flas me ju personalisht dhe drejtpërdrejt, nga thellësia e zemrës sime, për të ndarë mendimet e mia tani që largimi im nga West Ham United është konfirmuar.

Ditët dhe javët e fundit kanë qenë një vorbull emocionesh, por është e rëndësishme për mua që të kem mundësinë të them lamtumirë dhe të reflektoj mbi atë që ka qenë një pjesë kaq e veçantë dhe e paharrueshme e jetës sime”, përfundoi Rice.

/GazetaBlic Sport/