Lajme

“Bile edhe mercenarë me pas angazhu na kish dalë ma lirë”, deklarata e Hekuran Muratit për veteranët që kishte nxitur reagime të shumta

07/15/2023 07:31
nga:Gazeta Blic

Ministri aktual i Financave, Hekuran Murati në tetor të vitit 2016 e kishte shkruar një status, i cili kishte goditur rëndë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai kishte shkruar se Kosovës më lirë do t’u kushtonte të angazhonte mercenar për çlirimin e vendit, se sa të paguaj veteranët.

Ndërkohë, para dy ditësh me Ligjin për Pagën Minimale, Qeveria ka vendosur që në rritjen  epagës minimale të mos i përfshijë veteranët.

Ndryshe, OVL e UÇK-së ka thirrur protestë kundër këtij ligji.

Në vazhdim e gjeni deklaratën e Muratit: