Lajme

Lushtaku: Qeveria Zdravo e ka vendin në Beograd

07/14/2023 21:51
nga:Y I

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar sërish lidhur me audio-incizimin në të cilin shefja e GP parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila bisedon me përfaqësuesin e Listës Serbe.

Lushtaku shkruan se pushtetit këto ditë i ka dalë në shesh bashkëpunimi me strukturat kriminale serbe dhe sipas tij është e natyrshme që të tillët ta quajnë partner Milan Radojicicin, derisa shton se ndërkombëtarët që ndihmuan në çlirimin e Kosovës i cilësojnë si naiv.

Ai ka përmendur edhe arrestimin e sotëm të dy zyrtarëve të VV-së të cilët dyshohen për korrupsion.

Lushtaku në fund shkruan “Qeveria zdraVo e ka vendin ne Beograd”

“Populli i Kosovës do të zgjohet dhe nuk do ta lejoj zhbërjen e shtetit dhe akomodimin e interesave e Radojçiçit e Vuçiçit.Qeveria zdraVo e ka vendin ne Beograd” shkruan Lushtaku në reagimin e tij.

Reagimi i plotë: