Sporti

Refuzonte Shqipërinë për Greqinë, mbetet pa skuadër për herë të pestë

07/14/2023 14:21
nga:Mergim Rreci

Sotiris Ninis sërish pa skuadër. Mesfushori ofensiv nga Himara, i cili vite më parë refuzoi kombëtaren shqiptare dhe zgjodhi Greqinë (33 ndeshje dhe 3 gola), ka ndërprerë bashkëpunimin me PAS Janina.

Skuadër që garon në elitën e futbollit grek. Ninis ishte pjesë e Janinës prej janarit të këtij viti. Duke regjistruar nëntë ndeshje dhe asnjë gol.

Lojtari ofensiv debutoi me kombëtaren greke në majin e vitit 2008. Ai mbërriti deri te Parma në Serie A, por karriera mori për poshtë më pas.

Dhe kjo është hera e pestë në karrierë që futbollisti i lindur në Shqipëri mbetet pa skuadër.