Lajme

Lëndohen dy femra nga tymi që përfshiu një ndërtesë në Mitrovicë

07/14/2023 13:38
nga:Mergim Rreci

Dy femra në Mitrovicë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përfshirjes së ndërtesës nga tymi.

Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se njësitet policore po e hetojnë rastin.

Sipas Zahitit, pas trajtimit mjekësor, të dy viktimat janë liruar në shtëpi.

“Mitrovicë 13.07.2023-22:40. Dy viktima femra kosovare kanë pranuar tretman mjekësor, si pasojë e tymit që kishte përfshirë tërë ndërtesën. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin, ndërsa dy viktimat pas tretmanit mjekësor janë liruar. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në komunikatë.