Sporti

Mësohet skuadra e re e Willian

07/14/2023 13:02
nga:Mergim Rreci

Ish-futbollisti i Arsenalit dhe i Chelsea-t, Willian, është gati t’i bashkohet Nottingham Forestit në një transferim me parametër zero.

Sipas raportimeve të BBC, anglezët janë pranë finalizimit të nënshkrimit me anësorin. 34-vjeçari zhvilloi 30 ndeshje për Fulhamin sezonin e kaluar.

Braziliani shënoi pesë gola dhe dha gjashtë asiste gjatë sezonit 2022-23, ku iu ofrua një opsion për të zgjatur qëndrimin e tij në Londër. Willian do të bëhet nënshkrimi i parë i Nottingham në merkaton e verës.