Lajme

Kurti: Rasti i Aleksandar Vulinit rrezikon jo vetëm demokracinë, por edhe sigurinë në Ballkan

07/14/2023 12:57
nga:N M

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë sot se rasti i Aleksandar Vulinit në Serbi tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon edhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai në një postim në Twitter i bën thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të ndjekë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë… “, shkruan Kurti.

Aleksandar Vulin, drejtor i Agjencisë Shtetërore për Siguri (BIA) në Serbi, është vendosur në listën e zezë të SHBA-së, bëhet e ditur në faqen e internetit të Departamentit të Financave të SHBA-së.

Siç thuhet në shpjegim, Vulin është i përfshirë në “krimin e organizuar ndërkombëtar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe shpërdorimin e detyrës publike”.