Lajme

Osmani policëve të rinj: Dëshmuat se keni cilësitë e nevojshme për të shërbyer si gardianë të shtetit

07/14/2023 10:58
nga:Mergim Rreci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu u ka uruar gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës nisjen e një rrugëtimi të ri në shërbim të vendit.

Në fjalën e saj në ceremoninë e diplomimit, Osmani ka deklaruar se me parimet e tyre, policët tashmë kanë dëshmuar aftësitë e tyre për t’I shërbyer vendit.

“Të diplomosh në Akademinë e Policisë nuk është një arritje e vogël. Ajo kërkon disiplinë, këmbëngulje dhe një dëshirë për të mbështetur parimet e drejtësisë, të sigurisë dhe të shtetit të së drejtës. Ju keni dëshmuar se zotëroni cilësitë e nevojshme për të shërbyer si gardianë të shtetit dhe qytetarëve tanë..”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka theksuar se është e rëndësishme që Republika e Kosovës të bëhet antare fuqiplotë ë Interpol dhe Europol duke theksuar se një gjë e tillë do përmisonte bashkëpunimin ndërkombëtarë.