Lajme

Pas Mujkës, arrestohet edhe një ish drejtor i Agim Bahtirit

07/14/2023 10:55
nga:N M

Pas Faruk Mujkës, raportohet se është arrestuar edhe Hysen Muzliukaj.

Muzliukaj, ishte drejtor i Agim Bahtirit në komunën e Mitrovicës, ndërsa aktualisht është këshilltar i Faton Pecit.

Ai u arrestua në një aksion të Policisë kundër korrupsionit, shkruan “Jepi zë”.

Muzliukaj dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte drejtor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi.

Arrestimi i Faruk Mujkës të VV-së, reagon PDK: Edhe një anëtar i bandës “Zdravo” paska përfunduar në pranga