Lajme

Krasniqi: Çfarë pazaresh ka bërë kjo Qeveri me Radojçiqin në emër të Kosovës?

07/13/2023 20:52
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sotme në Kuvend ku pati përleshje dhe dhunë fizike, raporotn Gazeta Blic.

Krasniqi tha se deputetët e PDK-së janë ballafaquar me një orkestrim të pastër nga ana e Qeverisë që ishte i bazuar në sulme fizike dhe nxitje të dhunës.

Ai tha se tendenca e qeverisë për të sulmuar deputetët e PDK-së, përveç dëshirës për të shtypur opozitën, ka patur edhe dy qëllime të tjera.

“E para: Që përmes një skandali tjetër, të mbuloj dhe të tërheqë vëmendjen nga skandali më i madh politik në vendin tonë në të cilin janë përfshirë ata vet – koordinimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i veprimeve politike bashkë me kriminelin Milan Radojçiq, në dëm të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.E dyta: Të mbuloj tërheqjen e turpshme e të fshehtë të Besnik Bislimit nga veriu i Kosovës – këtij “profesori” që provokoi, nisi dhe kontribuoi pareshtur në sulmet fizike të Qeverisë ndaj deputetëve tanë” shkruan Krasniqi, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi tutje ka thënë se kjo qeveri ska kredibilitet për të qeverisur dhe se mandati duhet t’u kthehet qytetarëve sa më parë.

“Çfarë pazaresh ka bërë kjo Qeveri me Radojçiqin në emër të Kosovës?Çfarë ka dhënë dhe çfarë ka marrë kjo Qeveri nga Radojçiqi?Çfarë dëmi i është bërë Kosovës dhe qytetarëve tanë përmes kësaj marrëveshjeje e bashkëpunimi të fshehtë, duke rrezikuar edhe sigurinë kombëtare të vendit?Këto dhe të gjitha pyetjet tjera do të marrin përgjigje. Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila, Besnik Bislmi dhe të gjithë të tjerët që janë përfshirë në pazare të turpshme me Milan Radojçiqin, duhet dhe do të japin llogari para qytetarëve” shkruan ai.

Reagimi i plotë: