Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar sot Gjimnazin e shkencave natyrore “Sami Frashëri” në Prishtinë, i cili këto ditë ka pranuar nga MAShTI mjete mësimore në vlerë prej 50 mijë euro, raporton GazetaBlic.
Nagavci ka qëndruar në kabinetet e biologjisë, fizikës, kimisë dhe matematikës, ku tashmë janë vendosur mjetet mësimore dhe pajisje të ndryshme për zhvillimin e mësimit në këto lëndë.
Po ashtu u njoftua nga mësimdhënësit e lëndëve për lehtësitë që do të krijojnë këto mjete në mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore, dhe thanë se këto pajisje do të ndihmojnë në arritjen e rezulateteve dhe ndërlidhjen e teorisë me praktikën.
Si dhe është bërë e ditur se këtë vit janë pajisur 15 shkolla fillore e të mesme me mjete praktike në vlerë totale prej 748.320 euro.





