Lajme

Eliza Hoxha: Nxitja e konfrontimit erdhi nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi

07/13/2023 16:14
nga:Mergim Rreci

Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha pas rifillimit të seancës së kuvendit në fjalimin e saj tha se nxitja e përleshjes erdhi nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, raporton GazetaBlic.

Hoxha tha se nëse doni me e normalizu bisedën mes Mimoza Kusari-Lila dhe Simiqit, është e pafalshme.

“Ne adresuam një çështje shumë të rëndësishme dhe nëse për ju çështje e pa rëndesishme është çeshtja e diskutimeve me njeriun që ka fletarrest, me njeriun i cili është në listën e zezë të amerikës Radoiçiqi, dhe dëshironi me normalizu dhe prodhu skandal atëhere për mua është e pafalshme, sepse në kemi qenë dëshmitar që këtu gjithçka është bërë dhe është gjuajtur,  sot nuk është gjuajtur asgjë nga ana e opozitës sot u provokua me mjete demokratike performative nje akt  dhe një qëndrim i një grupi opozitar apo edhe u flladit më mirë me thënë në këtë temë të nxehtë kryeministri dhe zëvendëskryeministri”.

Po ashtu tha se “Ju provokuat dhunën dhe në emër të shtjellimit të deeskalimit të situatës në veri e eskaluat situatën këtu”.

Hoxha shtoi se “Në këtë kuvend është bërë thirrje që deputeteve me ua ndalu fjalën e lirë, në shtëpinë e fjalës së lirë Ministrja e Drejtësisë e ka kërku një gjë të tillë, zëvendëskryeministri me shshe uji e goditi deputetin i cili nuk u morr me të nuk i bëri asgjë prandaj nëse ju doni me normalizu situatën që e keni kriju ajo është çeshtje tjetër”.

Si dhe krejt në fund të fjalimit iu drejtua kryeministrit Kurti me dy pyetje “A të përfaqëson ty Mimoza Kusari në diskutimin e saj me Radioqiqin dhe juve deputet të opozitës a ju përfaqeson zonja Kusari me atë që flet me Radoiqiqin” përfundoi deputetja.